Taksitë në Shqipëri

Take a Taxi With Patoko Today

Use "WEB" referral code, for a free 50 Toko bonus.

Një gjë që mund ta thuash me plot gojën për Tiranën është lëvizja e taksive. Në çdo moment ke dikë që merr taksi. Është më komode, nuk ke pse rri ngjeshur dhe ti je prioriteti numër 1 për shoferin.

Është e qartë se të lëvizësh me taksi në Shqipëri është një nga mënyrat më të shpejta dhe më të leverdishme, nëse zgjedh taksinë e duhur, për të arritur nga një pikë në tjetrën. Sidomos në qytetet e mëdha si Tirana, Durrësi, Vlora apo Shkodra. Por, ashtu si çdo shërbim tjetër, eksperienca mund të ndryshojë, duke nisur nga koha e pritjes, te cilësia e makinës, shpejtësia e shoferit apo transparenca e çmimit.

Pikërisht për këtë arsye, shumë njerëz po zgjedhin mënyrat moderne të marrjes së taksisë. Përdorin platforma që gjenden online për më shumë qartësi dhe siguri. Në mesin e tërë këtyre platformave, Patoko është zgjedhja kryesore për shumë përdorues.

Si funksionon tregu i taksive në Shqipëri?

Shërbimet e taksive në Shqipëri ndahen zakonisht në dy kategori:

1. Taksitë tradicionale

Këtu shohim taksitë klasike të qytetit. Zakonisht merren me telefon ose thjesht ndalohen në rrugë. Pa hequr asgjë nga shërbimi që ata ofrojnë, ka dhe shumë sfida që i shoqërojnë si:

  • Vonesa të paparashikuara
  • Mungesë informacioni për vendndodhjen e shoferit
  • Keqkomunikim me operatorët e call center-it
  • Paqartësi rreth tarifave apo çmimeve

2. Platformat moderne për të porositur taksi

Ndërkohë këtu kemi sistemet si Patoko që të lejojnë të rezervosh taksi direkt nga platforma me anë të telefonit, por jo duke folur me të, duke rezervuar të gjithën nga aplikacioni. Patoko të lejon të shohësh shoferin në hartë, kohën e arritjes dhe të kontaktosh direkt me të nëpërmjet chat-it që ka.

Procesi i vjetër dhe i dalë jashtë mode i të marrit në telefon për taksi transformohet në një eksperiencë të thjeshtë dhe praktike.

Pse po ndryshon mënyra se si njerëzit marrin taksi?

Siç e shihni, ndërtesat shtohen dita ditës dhe trafiku vazhdon rritet. Kjo tregon që dhe qytetet ku ne jetojmë po zgjerohen. E gjithë kjo infrastrukturë nuk e përballon dot që të kesh makinën tënde personale sa herë bie shi. Për më tepër kostot e makinës tënde personale janë shumë herë më të larta sesa të marrësh një taksi me Patoko. Prandaj njerëzit kërkojnë:

  • Shpejtësi, që të mos rrinë të presin si hunj në trotuar
  • Transparencë, që të dinë çmimin real dhe kohën që ha rruga
  • Siguri, që të hipin në një makinë me shofer të verifikuar
  • Komoditet, që të mos telefonojnë me qindra herë

Këto janë arsyet që po shtyjnë shumë drejt një opsioni më inteligjent, ku çdo gjë është e optimizuar. Ky është dhe qëllimi i Patokos, jo vetëm për të marrë një taksi, po dhe për të lehtësuar marrjen e shërbimeve të tjera.

Si e bën më të lehtë Patoko marrjen e një taksie?

Patoko është platforma #1 për marrjen e taksive në Shqipëri, ku ti mund të gjesh dhe porosisësh taksi shpejt, saktë dhe pa asnjë lloj stresi. Ja disa nga veçoritë kryesore që ne të ofrojmë:

  1. Ti e shikon shoferin në kohë reale se ku është. Mjaft me pyetjet “Ku je?” “A je afër?”. Çdo gjë e ke të dukshme në hartë.
  2. Ti di kohën e saktë se kur arrin taksia. Sepse vetë platforma e Patoko-s zgjedh shoferin më të afërt dhe të jep një vlerësim real të kohës që i duhet për të arritur. Pra nuk ke pse rri hamendëson ku është.
  3. Ti ke komunikim të drejtpërdrejtë me shoferin nëpërmjet chat-it brenda platformës. S’ke pse flet 100 herë me operatorë të ndryshëm që s’të zgjidhin punë.
  4. Ti ke në dispozicion shoferë të verifikuar dhe të vlerësuar nga njerëz të tjerë si ty. Çdo shofer që ka shenjën e Patoko-s në taxi ka kaluar një proces rigoroz vlerësimi dhe verifikimi.
  5. Ti ke komoditet maksimal. Nuk ke më keqkuptime, jo po jam aty, erdha, 2 sekonda. Asnjë surprizë e pakëndshme si të priturit jashtë në të ftohtë ose në të nxehtë. Dhe zero telefonata pa kuptim për të sqaruar se çfarë po ndodh.

A ka Patoko vetëm taksi?

Përgjigja shkurt e kësaj pyetjeje është jo. E gjata është që Patoko dalëngadalë po kthehet në një platformë të plotë shërbimesh. Një pjesë e madhe e shërbimeve mund t’i shfrytëzosh që tani, si marrje makinash me qera, shërbime pastrimi për shtëpi, delivery, rezervim online restorantesh dhe shumë të tjera.

Ama taksitë janë pika jonë e parë, nga ku mund të na kesh dëgjuar fillimisht. Prandaj eksploroje më tej Patoko-n, pasi brenda tij mund të gjesh gjithnjë e më shumë kategori shërbimesh. E gjitha për të ta bërë përditshmërinë shumë më të thjeshtë.

Si ta provosh vetë për të marrë taksinë?

Shumë kolllaj. As mos u shqetëso fare. Ti mjafton të:

  1. Shkarkosh Patoko nga Google Play ose App Store
  2. Krijosh llogarinë tënde
  3. Vendosësh vendndodhjen dhe destinacionin
  4. Zgjedhësh opsionin që të duhet

Dhe brenda pak çastesh, shoferi më i afërt vjen drejt teje.

Konkluzion

Të marrësh taksi në Shqipëri nuk ka qenë kurrë më e thjeshtë, më transparente dhe më komode sesa tani. Qytetet po zgjerohen dita ditës dhe nevojat për transport shtohen. E gjitha kjo ka bërë që mënyrat tradicionale nuk e përballojnë më ritmin e përditshmërisë.

Patoko e ka ndryshuar komplet gjendjen duke ta sjellë taksinë aty ku ti je. Pa stres, pa telefonata, pa paqartësi dhe me çmime transparente. Shërbimi taxi te Patoko ka shoferë të verifikuar, komunikim direkt nëpërmjet chat-it dhe ti e di se ku gjendet shoferi në çdo moment. Vetë platforma e Patokos ofron shumë shërbime të tjera dhe do vazhdojë të shtojë shërbime aty ku mundet.

Por sot për sot është e qartë që Patoko është mënyra më e zgjuar për të lëvizur sot në Shqipëri. Thjesht shkarkoje, zgjidh destinacionin ku je dhe ku do të shkosh. Tani po që je gati për të udhëtuar në një tjetër nivel.