Take a Taxi With Patoko Today
Use "WEB" referral code, for a free 50 Toko bonus.

Use "WEB" referral code, for a free 50 Toko bonus.
Në Shqipëri, restorantet kanë parë zhvillim të madh në këtë 10 vjeçarin e fundit. Mjafton të hedhësh sytë dhe sheh kudo restorante moderne, kuzhinat bashkëkohore, bare të reja dhe taverna tradicionale. Pse janë shtuar kaq shumë? Si dhe pse kanë evolvuar në këtë pikë?
Konkurrenca nga franchise-t e jashtme ka qenë një arsye, që i ka detyruar të evolvojnë. Si në shërbim, si në menu, si në arredim. Një arsye tjetër ka qenë ndërgjegjësimi për të bërë më mirë për klientët e tyre. E fundit është se janë ndjerë të kërcënuar nga restorante të tjerë që kanë bërë hapa para në këtë drejtim dhe kanë pasur frikë se mos humbnin klientelën e tyre.
Përtej pyetjeve të mësipërme, ka dhe një pyetje tjetër të zakonshme si për vendasit, ashtu edhe për turistët.
A është e domosdoshme të bësh rezervim në restorantet shqiptare?
Përgjigjja e shkurtër është e kësaj pyetjeje është në shumë raste, po. Por kjo varet nga qyteti, ora, tipi i restorantit dhe sezoni.
Ka disa situata, kur rezervimi është i domosdoshëm, sepse po nuk rezervove nuk do gjesh dot vend. Këtu futen:
Sidomos gjatë fundjavave. Nuk është se ka një orë specifike, por ta dish që i ke të zëna ose gati plot. Njerëzit i shfrytëzojnë fundjavat që të dalin me familjen ose të qetësohen nga java e gjatë. Pra të shkosh pa pasur rezervim është të luash me fatin. Po mund të gjesh një vend, por shanset janë më të larta që ti të rrish të presësh për minimumi 40 minuta ose të mos gjesh vend fare.
Te Patoko ti mund të rezervosh te këto restorante:
Po për më shumë informacion, se çfarë përfshihet te rezervimi fiks, shkarko aplikacionin Patoko nga këtu dhe provoje vetë.
Në vende bregdetare si Himara, Dhërmiu, Saranda, Ksamil, Vlora, fluksi i turistëve është shumë i madh. Kjo pa llogaritur vendasit që gjithashtu preferojnë të pushojnë në jug. Kjo bën që restorantet buzë detit kërkojnë rezervim pothuajse çdo mbrëmje. Ngjan çmenduri, por është thjesht realiteti.
Ky model restoranti ka kapacitet të kufizuar, menu të caktuara dhe organizim strikt. Vetë natyra e këtij lloji kërkon rezervim paraprak, sidomos në fundjavë.
Për këtë s’është nevoja as ta themi fare. Kur ke evente të rëndësishme si ditëlindje, festa, darka biznesi, darka familjare apo festa fundviti, rezervimi është i domosdoshëm. Sepse bën figurë të keqe dhe zhgënjen të gjithë që ishin mbledhur për eventin.
Ka vende që nuk kërkojnë rezervim, ç’është e vërteta. Në këto raste mund të shkosh lirshëm në:
Gjithsesi, ti mund ta provosh fatin dhe në restorantet e tjera që përmendëm, por nuk është e garantuar që do gjesh vend. Pra nëse dëshiron një vend specifik ose një orar të caktuar, rezervimi të shpëton nga stres i panevojshëm.
Patoko të ndihmon të rezervosh në restorante që kujdesen për klientët e tyre. Tregojnë çmimet, lirshmërinë që kanë dhe çfarë përfshijnë në shërbim. Tregu është i mbingarkuar nga klientët dhe rezervimi është kthyer në superfuqi.
Këtu hyn patjetër Patoko duke e thjeshtuar të gjithë procesin.
Nuk ke pse kërkon numra telefoni, profile Instagrami ose në Google Maps me ‘restaurants near me’. Çdo restorant i listuar në Patoko ka:
Nuk ke pse rri pret sa të të sqarojë dikush në telefon, ka apo s’ka vend, sa veta jeni, etj. Me Patoko ti zgjedh restorantin, orën dhe numrin e personave. Në fund konfirmon rezervimin. E gjitha pa folur me askënd dhe pa u marrë me operatorë.
Restoranti njofton që rezervimi është pranuar. S’ka keqkuptime të zakonshme si “Po more, u mbyll si punë, të presim.” Ndërkohë kur shkon atje dëgjon tjetër gjë “Jo prit, s’ka vend. Do sajojmë dy tavolina bashkë.”
Mund ta ndryshosh orën, numrin e vendeve ose ta anulosh. Të gjitha brenda aplikacionit, pa stresin e telefonatës.
Restorantet që kanë vende të lira shfaqen direkt. Nëse është plot, Patoko të sugjeron alternativa të afërta.
Në njëfarë mënyre zëre se është standard që tani. Sidomos te In’s Brunch Arena. Kjo sepse ndihmon restorantet të jenë më të organizuara, klientët më të informuar, dhe i tërë procesi është më praktik. Ama ka shumë restorante më të vogla që akoma nuk funksionojnë me rezervime dhe marrin këdo që hyn nga jashtë. Sidomos restorante më të vogla.
Deri atëherë, ne të këshillojmë që të bësh rezervim në restorantet e njohura dhe të përdorësh Patoko për një proces të qartë dhe të thjeshtë.
Rezervimet në restorantet shqiptare janë pjesë e përditshmërisë. Jo nga qejfi, por si nevojë reale për të shmangur pritjet, keqkuptimet dhe zhgënjimet. Zhvillimi i industrisë së turizmit, popullariteti i restoranteve moderne dhe fundjavat gjithmonë të mbushura plot bën që një rezervim të të kursejë kohë dhe energji.
Patoko e kthen këtë proces, pra rezervimin në restorante në diçka të menjëhershme. S’ke pse rri vret mendjen për numrin e telefonit, oraret e lira, vendet dhe çmimet.
Jepi vetes siguri dhe qetësi, që kur del për të ngrënë, ke dalë për t’u qetësuar. Fillo përdor Patoko-n sot.