Take a Taxi With Patoko Today
Use "WEB" referral code, for a free 50 Toko bonus.

Use "WEB" referral code, for a free 50 Toko bonus.
Tani në Patoko, ti mund të rezervosh një orar për te In’s Brunch Arena. Po po. E rezervon direkt nga aplikacioni. Nuk ke nevojë të marrësh në telefon përpara.
Pra të shkrepet për të ikur te In’s Brunch Arena, ndonjë fundjavë, ndonjë drekë a darkë pune ose rast të veçantë, e rezervon online me Patoko. Te vendi perfekt për atmosferë, lokacion, shije dhe shërbim fantastik.
Okay për ty që ke jetuar poshtë një guri deri tani ose diku, ku nuk ka internet është restorant i hapur nga Ceren Ismet Shehu. Ceren Ismet Shehu është një shef shqiptar, që e ka mësuar zanatin në Angli. Ndër gjërat që vlejnë të përmenden gjatë kohës së tij atje është të qenurit një nga 5 studentët që i ka servirur drekën mbretëreshës Elizabeta e II-të dhe princit Filip, gjatë festimeve në 2012 të Diamond Jubilee-së.
Si fillim, kur është kthyer në Shqipëri, ka hapur restorantin me po të njëjtin emër si ai, Ceren Ismet Shehu, në Surrel, Dajt. Pastaj ka hapur dhe Kazermën e Cerenit, te ish-reparti ushtarak, restorantin tjetër Ceren Ismet Shehu te kalaja e Tiranës dhe In’s, që gjenden në lokacione të ndryshme, te Arena, Myslym Shyri dhe Komuna e Parisit.
E thjeshtë, sepse In’s Brunch Arena është një nga destinacionet më të preferuara për brunch, dreka ose darka të veçanta në Tiranë. Por çfarë e bën kaq të veçantë?
Me Patoko, nuk ka pritje të gjata jashtë restorantit. Ja si funksionon:
E gjen In’s Brunch Arena dhe rezervon lehtësisht. Si? Hap aplikacionin, kërkon In’s Brunch Arena, te seksioni i Dining dhe shikon disponueshmërinë e tavolinave në kohë reale. Zgjedh orën që do dhe numrin e personave. Gjithë procesi brenda 60 sekondave.
Konfirmim i menjëhershëm. Pa telefonata, jo po më del numri i zënë, ta marr pastaj, jo po të shoh kur kemi disponibilitet. Pra, s’ka më humbje kohe. Rezervimi yt konfirmohet menjëherë dhe të garanton vendin e dëshiruar.
Eksperiencë pa stres. Kur arrin te In’s Brunch Arena, çdo gjë është gati. Tavolinën e ke të rezervuar, nuk duhet të shqetësohesh mos ta ka zënë dikush tjetër. Shërbimi është i personalizuar dhe i një standardi, që nuk e gjen dot diku tjetër. Mbetet vetëm të shohësh menu-në dhe të porositësh.
Shijo momentin. Rri i qetë dhe përqëndrohu te ajo që ka rëndësi. Shoqëria me të cilën ke shkuar atje, ushqimi i shijshëm dhe eksperienca që do kalosh aty. Për të tjerat kujdeset, In’s Brunch Arena.

In’s Brunch Arena është një eksperiencë e menduar në çdo detaj. Menu-ja është e kuruar me kujdes, atmosfera moderne dhe shërbimi i personalizuar. Sa herë që do shkosh aty, do zbulosh se cilësia e ushqimit dhe rehatia nuk ndryshojnë asnjëherë. Është zgjidhja ideale si për momente relaksimi me familjen apo miqtë, ashtu edhe për takime pune apo raste të veçanta, ku do të lësh përshtypje të shkëlqyer.
Me Patoko-n, përfitimi i kësaj eksperience bëhet më e thjeshtë. Rezervimi online të heq stresin dhe të kursen kohën, gjatë kohës që shpenzon me telefonata. Tavolinën e ke gati pa pritur jashtë. Disa klikime dhe brenda 60 sekondave e ke gati.
Shijo momentin te In’s Brunch Arena duke rezervuar online me Patoko. Shkarkoje aplikacionin e Patoko-s këtu.