Take a Taxi With Patoko Today
Use "WEB" referral code, for a free 50 Toko bonus.

Use "WEB" referral code, for a free 50 Toko bonus.
‘Alo, po dua një taksi te …’ Sa herë e kemi thënë këtë fjali ose kemi dëgjuar dikë tjetër ta thotë. Nga ana tjetër kemi dëgjuar ‘Po taksia vjen për x kohë.’ Ama shpeshherë është vonuar. Herë të tjera ka patur ngatërresa që kanë bërë që mos të shkosh aty ku duhet fare. Pastaj e ke kaluar tërë ditën i acaruar dhe i nervozuar. Duke shpërthyer për gjënë më të vogël, pa e kuptuar se të gjithën ta kishte sjellë vonesa ose mosvajtja te vendi që doje.
Në një moment sesi të kujtohet që taksinë ta sjell një person tjetër. Pra ti nuk flet direkt me taksistin, por me një person që punon në call center. Kjo e ndërlikon tërë procesin e marrjes së taksisë. Fare thjeshtë mund ta anashkalosh dhimbjen e kokës, nervat dhe të qenit i acaruar tërë ditën me Patoko.
Patoko është aplikacioni #1 në Shqipëri për të porositur një taksi. Po pse? Le ta shohim më poshtë.
Patoko është pikërisht zgjidhja moderne për të marrë taksi pa pasur pikë stresi. Është e shpejtë, e saktë dhe e besueshme. S’ke nevojë për të telefonuar 100 herë për të kuptuar ku është taksia. Pra asnjë telefonatë, asnjë bisedë e stërzgjatur dhe humbje kohe me operator. Dhe më e rëndësishmja asnjë pritje e panevojshme si qyq në trotuar ose në shtëpi.
Me anë të Patoko-s, ti komunikon me shoferin përmes aplikacionit. Sheh se ku ai është në hartë, sa minuta i duhen të arrijë dhe rrugën që po ndjek.
Vetë aplikacioni është i ndërtuar në atë mënyrë që të gjejë shoferin më të afërt me ty dhe të të japë një vlerësim real të sado që të arrijë. Nuk ke pse dëgjon më në celular ‘Për 2 minuta më ke aty.’ Kur në të vërtetë sapo la një pasagjer tjetër.
Ti mund të shikosh se ku shoferi gjendet në kohë reale. Pra s’ke nevojë t’i biesh celularit çdo dy minuta ‘Ore ku je se s’të shoh?’
Nëse duhet t’i japësh shoferit ndonjë sqarim tjetër ia shkruan në chat shoferit direkt. Nuk ke pse bën nga këto sqarimet si me gishta duke e telefonuar ‘Jo po futu këtu, është njëri që shet perime, merr djathtas.’
Të gjithë shoferët që kanë shenjën e Patoko-s te taxi-të e tyre janë të verifikuar, të vlerësuar nga përdoruesit dhe të monitoruar nga sistemi. Zgjedhja që ti bën është e sigurtë në çdo moment. Ti nuk bën ‘roll the dice’ dhe të shpresosh që do të të bjerë një shofer i hajrit.
Gjithashtu ke mundësinë që të kesh një eksperiencë të personalizuar. A preferon një opsion të caktuar? Ke qejf një makine specifike? Do të kesh një shofer me vlerësime maksimal? T’i mundëson të gjitha Patoko. Dy opsionet e para i zgjedh vetë, kurse shoferi me vlerësime maksimal ta përzgjedh vetë Patoko. Nuk ke pse mundohesh për gjë.
E vërteta është se Patoko nuk është vetëm alternativa e Lux taxi apo Blue taxi më e mirë në treg. Është më shumë se një aplikacion. Patoko është një platformë, ku përfshihet çdo shërbim që të duhet përditë. Le të themi se taksitë janë vetëm maja e ajsberg-ut, pra fillimi i shërbimeve që ne mundësojmë.
Duke përdorur Patoko-n, ti përfiton:
E gjitha është menduar për eksperiencën tënde. Modernizim i marrjes së shërbimit në Shqipëri duke ta bërë më lehtë, qartë dhe pa stres. Nuk ke më nevojë për të pritur në rradhë apo në linjë.

Shkarko Patoko nga Google Play apo App store, krijo llogarinë tënde dhe vendos destinacionin që do. Do e përjetosh vetë se pse Patoko është platforma #1 për të marrë taksi në Shqipëri. Dhe nëse deri dje kërkoje alternativa të Lux taxi ose Blue taxi për të pasur siguri dhe cilësi, sot e ke shumë më të thjeshtë. Të mjafton Patoko.
Ose nëse do të shoh sesa i rehatshëm është për të marrë shërbime të tjera, mund të eksplorosh vetë.