Pagesat te bizneset në Shqipëri: a përdoret më shumë karta apo cash-i?

Take a Taxi With Patoko Today

Use "WEB" referral code, for a free 50 Toko bonus.

Përpara disa vitesh të gjithë e dimë që as nuk mendohej pagesa me kartë në Shqipëri. Bizneset nuk ndiheshin rehat me këtë pagesë. Dhe as klientët nuk e preferonin. Kurse tani ka ndryshuar komplet situata. Është e vërtetë se shumë njerëz janë mësuar të paguajnë me para në dorë (cash). Ama shumë biznese kanë marrë pajisje POS që të mundësojnë pagesat me kartë.

Si një këndvështrim më i gjerë në mënyrën e pagesës vlen për t’u thënë se bizneset që pranojnë pagesa vetëm cash apo dhe me kartë ndryshojnë shumë. Nga qyteti në qytet, nga një lagje në një tjetër apo dhe aq surreale sa mund të jenë ngjitur me njëri-tjetrin dhe njëri prej tyre të preferojë pagesën cash only.

Ne te Patoko i japim mundësinë si bizneseve dhe klientëve për të paguar në të dyja mënyrat. Pra vetëm e specifikon se si do paguash dhe je gati për të vazhduar me shërbimin që ke rezervuar. E gjitha që të ta lehtësojë ty pagesën dhe të mos të të vërë në siklet.

A pranojnë bizneset në Shqipëri kartë?

Po, shumica e bizneseve të mesme dhe të mëdha pranojnë pagesë me kartë, madje dhe disa të vegjël, ku përfshihen:

  • Restorante dhe bare të njohura
  • Supermarkete dhe dyqane të mëdha
  • Hotele
  • Farmaci
  • Qendra tregtare
  • Biznese të ndryshme shërbimesh në zonat urbane

Pavarësisht tërë kësaj ekzistojnë ende shumë biznese të vogla që duan vetëm cash. Flasim sidomos në zona më të largëta, në bregdet gjatë sezonit veror, dyqane lagjeje apo qendra të vogla shërbimi. Kjo nuk do të thotë që dhe në Tiranë nuk ekziston ky fenomen, por pak nga pak gjërat po ndryshojnë.

Pse shumë biznese ende preferojnë cash?

Është pak e vështirë për ta ndarë. Por një nga arsyet kryesore ngelet mosbesimi ndaj teknologjisë. Si shqiptarë kemi një lloj hezitimi ndaj parasë që nuk e prekim dhe nuk e shohim dot. Po përtej kësaj ka dhe disa arsye të tjera që hasen shpesh si:

  • Kostot e POS-it dhe bankës
  • Procedurat e deklarimit
  • Mësimi me vonesë i përdorimit të sistemeve elektronike ose paqartësi në përdorimin e tyre
  • Mungesa e internetit stabël në disa zona
  • Tradita e gjatë e pagesës me para në dorë

Hapa të mirë po bëhen përpara për të dixhitalizuar pagesat, por akoma nuk jemi aty ku duhet. Prandaj për këtë arsye, kushdo që udhëton ose jeton në Shqipëri duhet të jetë gjithmonë i përgatitur për të paguar me cash.

Si të kuptosh shpejt se një biznes pranon kartë apo jo?

Në përgjithësi ka biznese që vendosin shenja te hyrja (Visa, Mastercard, POS, etj), por nuk është gjëja që shihet më shpesh. Si ta zbulosh në pranojnë pagesa me kartë apo jo? Është e thjeshtë.

Pyet përpara se të porositësh diçka, që mos t’i hapësh vetes punë. Si debate me biznesin apo të shkuarit deri diku për të tërhequr lekë që të marrësh çfarë sapo bleve.

Mund të kontrollosh biznesin në hartë. Ka biznese që e listojnë që aty mënyrat e pagesës ose ka reviews nga klientë që mund ta përmendin.

Ose opsioni që të kesh një platformë si Patoko që të tregon opsionet e pagesës. Sidomos përsa i përket shërbimit taxi, ku ti e zgjedh vetë si do paguash, pra cash apo me kartë. Te Patoko ke dhe transparencë çmimesh, që të jesh i qartë në do ta marrësh apo jo si shërbim.

Si funksionojnë pagesat në Patoko?

Patoko të lejon të rezervosh shërbime të ndryshme, përfshirë taksinë, brenda 1 minuti dhe pa komplikime. Por pjesa më e rehatshme lidhet me fleksibilitetin e pagesës.

Ti me Patoko mund të paguash cash. Gjithmonë nëse biznesi që ke zgjedhur pranon pagesa me para në dorë. Në momentin që merr shërbimin paguan cash, pa tarifa shtesë dhe pa çmime surprizë. Kjo është veçanërisht praktike për shërbimin taxi te Patoko. Sidomos kur të ndodhin situata, ku karta jote nuk funskionon, pavarësisht se tani lejojmë dhe pagesat me Stripe.

Ngjan e komplikuar, por është shumë e thjeshtë. Patoko ta tregon paraprakisht nëse paguan dot cash apo jo. Kur një biznes apo shërbim taxi është i listuar te Patoko, ti sheh se cilat janë mënyrat e pagesës që pranohen. Kështu shmang keqkuptime dhe situata stresuese.

Pse pagesa te Patoko është më e thjeshtë?

Nuk ke pse pyet përpara dhe nuk ka surpriza në fund të shërbimit, të tipit ah po e llogaritëm keq, se në fakt na detyrohesh kaq. Pra ke transparencë mbi çmimet dhe mund të zgjedhësh mënyrën e pagesës që të përshtatet. Ka lezet kur çdo gjë është e përfshirë në një platformë të vetme. Në vend që të rrish të bësh para mbrapa 100 herë me shpresën se do të të bëjë sens direkt diçka.

Patoko është krijuar pikërisht për këtë. Për këtë çfarë? Për të ta bërë përditshmërinë më praktike dhe për të shmangur situata, ku duhet të vraposh të gjesh një bankomat sepse biznesi nuk pranon kartë.

A do kalohet komplet te pagesat me kartë?

Po kjo është tendenca që po vihet re. E gjitha drejt dixhitalizimit. Nga çfarë dëgjojmë përreth si dhe ligjet që vihen duket se çdo vit më shumë biznese po kalojnë në pagesa elektronike. Ama ky proces kërkon kohë. Deri atëherë, mënyra më e mirë është të kesh:

  • Kartën gjithmonë me vete
  • Cash sa të mendosh që mund të të duhet
  • Dhe Patoko-n, që të tregon gjithmonë çfarë pranon biznesi që po zgjedh

Në Shqipëri përdoret si karta ashtu edhe pagesa me para në dorë, pra cash-i. Ama ndryshimi që ti sheh, kur ke Patoko është se ti e di gjithmonë paraprakisht çfarë të duhet.

Konkluzion

Përgjigja e pyetjes që ngritëm në fillim nuk është e thjeshtë. Pasi në Shqipëri, edhe karta edhe cash-i janë pjesë e përditshme e mënyrës së pagesës. Si dhe situata ndryshon shumë nga një biznes te tjetri. Ndërsa vendi po ecën drejt dixhitalizimit, realiteti vazhdon të jetë që ende ke nevojë të jesh i përgatitur për të dyja opsionet.

Pikërisht këtu hyn Patoko në lojë që të ofron transparencë totale mbi mënyrat e pagesës përpara se të rezervosh, të kursen kohë dhe të shmang momentet e sikletshme. Me Patoko ti e di gjithmonë çfarë pranon biznesi dhe si mund të paguash. Thjeshtë, qartë dhe pa surpriza.

Jetoje jetën në maksimum pa stres duke shkarkuar Patoko sot!