Take a Taxi With Patoko Today
Use "WEB" referral code, for a free 50 Toko bonus.

Use "WEB" referral code, for a free 50 Toko bonus.
Je vonë për diku ose ke një urgjencë. Të duhet një taksi, por ke një problem. Nuk di cilën kompani taksish të zgjedhësh. A do arrijë në kohë? A është e sigurtë? Si i ka çmimet? Përpara përgjigjet e këtyre pyetjeve ishin llotari. Varej nga fati që do kishe, çfarë të këshillonin miqtë apo shokët, si dhe telefonatat pa mbarim në kompani të ndryshme taksish.
Kjo ka ngelur në të shkuarën. Pasi me Patoko, mënyra sesi ti merr taksinë ka ndryshuar komplet. Në vend që të rrish të gërmosh për kompani të ndryshme taksish veç e veç, thjesht e porosit nga Patoko.
Le të shohim sesi Patoko ta thjeshton gjetjen e taksisë.
Tregu në Shqipëri është i mbipopulluar me taksi. Ama disa prej tyre kanë çarë përmes turmës duke u njohur për shërbim profesional, të shpejtë dhe serioz. Te to ndër më të njohurat shohim:
Njihet si taksia më e mirë për shërbim të shpejtë dhe ka një flotë të madhe automjetesh. Kërkohet më shpesh nga ata që duan një eksperiencë më premium dhe profesionale.
Kjo kompani është një tjetër opsion i kërkuar, sidomos në Tiranë. E gjitha sepse ofron disponueshmëri gjatë pjesës më të madhe të ditës.
Preferohet pasi arrin shpejt në destinacionin që ti do dhe ka çmime konkurruese. Përdoret më së shumti nga studentët dhe të rinjtë.
Njihet për faktin që flota e saj është eco-friendly, por me futjen e taksive elektrike në masë, ky avantazh po i zhduket. Gjithashtu ka krijuar reputacion për siguri.
Një ndër emrat e tjerë të taksive të njohura në treg që ka shoferë me eksperiencë dhe është e besueshme.
Okay ja i përmendëm emrat e disa kompanive të taksive në Shqipëri. Me shumë mundësi i ke dëgjuar, parë apo përdorur për nevojat e tua. Ama ti nuk e di se:
E vërteta është se në fund të ditës, ty nuk të intereson aq shumë kompania sa cilësia e shërbimit që ti ke nevojë. Si dhe mos të rrish me celular në dorë nonstop duke pritur me shpresë se do e gjesh më në fund një taksi të lirë.
Prandaj në tërë këtë proces stresues dhe ezaurues energjish hyn Patoko.
I gjithë procesi bëhet brenda 60 sekondash dhe është shumë i thjeshtë.
Së pari hap aplikacionin Patoko ose shkarkoje këtu nëse nuk e ke ende.
Së dyti vendos vendndodhjen nga do të të marrë taksia dhe vendndodhjen ku do të shkosh.
Së treti zgjidh kategorinë e transportit që do të marrësh si dhe çmimin përkatës për të. Pra mund të zgjedhësh midis taksisë, ride, opsionit ekonomik, apo ai që të lejon të marrësh kafshë shtëpiake të vogla me vete.
Së katërti zgjidh opsionin në do të paguash cash apo me kartë. Këtu ke mundësinë të përdorësh Toko-t që ke mbledhur për të kursyer lekë, ta skedulosh për më vonë marrjen e taksisë nëse nuk është urgjente dhe nëse do të mos flitet gjatë rrugës që do bësh.
Dhe hapi i fundit është të konfirmosh rrugën që do bësh.
Ndërkohë Patoko të tregon ku është shoferi jot, sa do të arrijë dhe vlerësimet nga përdoruesit. Më e bukura është që ti nuk duhet të bësh asnjë telefonatë. Mjafton ndjekja e hapave që lexove më sipër.
Shpejtësi dhe standard i lartë. Merr taksinë që vjen më shpejt, ajo atë që shpreson ti të vijë.
100% transparencë. Ti sheh ku është shoferi, çmimi i udhëtimit dhe informacionet e tjera të nevojshme.
Siguri e plotë në marrjen e shërbimit. Taksitë dhe shoferët të regjistruar te Patoko janë të licencuar dhe të verifikuar paraprakisht.
Nuk ke nevojë të kërkosh kompani specifike apo të ruash 100 numra në telefon. Tani ke Patoko, ku brenda 60 sekondave e ke porositur taksinë, pa pasur nevojë të flasësh në telefon.
Nëse dikur duhej të gjeje vetë se cila kompani taksie është më e mira, tani mjafton të hapësh Patoko. Brenda pak sekondash, ti sheh të gjitha opsionet që ke në dispozicion. Dhe je direkt gati për ta rezervuar.
Patoko e thjeshton marrjen e një taksie në maksimum. Provoje vetë sot!